VIDEO/ Mbytja në det e 18-vjeçarit në Durrës, i riu shpëtoi vëllanë 13 vjeç dhe shokun që ishte djalë i vetëm, fqinjët flasin në lot: Djalë hero!

Anriii

Familja e 18-vjeçarit Anri Kashniku, i cili u mbyt dje në Durrës pasi shpëtoi nga dallgët vëllain e tij të mitur dhe një shok të tij, ka hapur dyert e mortit.

Banorët e zonës ku jeton familja e të riut dhe të afërm i janë drejtuar banesës së familjes Kashniku për të shprehur ngushëllimet e tyre dhe në prononcim për gazetaren Klodiana Haxhiaj kanë rrëfyer detaje si ka ndodhur ngjarja.

18-vjeçari ishte i angazhuar në aktivitete sportive, pasi stërvitej me ekipin  dytë të Teutës së Durrësit. Të gjithë fqinjët e konsiderojnë atë hero për aktin që ka kryer, duke shpëtuar nga mbytja vëllain e tij 13-vjeçar dhe shokun e ngushtë, që është komshi i tij.

Nga dëshmia e një fqinje mësohet se Anri Kashniku sapo kishte përfunduar arsimin e mesëm, teksa pak ditë më parë kishte festuar mbrëmjen e maturës.

“Ka bërë një heroizëm shumë të madh. Ka shpëtuar vëllain e vetë dhe një djalë tjetër, që është një djalë i vetëm, s’ka as vëlla as motër”, shprehet një fqinje e familjes Kashniku.

Ndërkohë një tjetër fqinje rrëfen sesi e morën vesh lajmin e kobshëm: “Çunit të vogël mi kanë treguar në telefon se ishin në plazh dhe na thanë se kanë ngelë tre vetë në det”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×