VIDEO/ U tha se doli nga kafazi dhe “rrahu” policët bashkiakë, ja kush është majmuni “boksier” që lëviz lirshëm në Sarandë

Majmuni

Lajmi që një majmun në Sarandë ka “rrahur” disa policë bashkiakë, u shpërnda rrufeshëm në rrjetet sociale.

Shumë dyshuan për vërtetësinë e lajmit, pasi ishte në kufijtë e të pabesueshmes.

Në fakt nga pamjet e siguruara nga gazetarja Shpresa Dine për BalkanWeb, duket majmuni “boksier” i Sarandës, i cili shpëtoi nga kafazi i një subjekti privat e më pas u bë “i shumëkërkuar” nga blutë e qytetit bregdetar.

Majmuni ka shijuar lirinë rrugëve të Sarandës, duke u endur kangjellave dhe ende “është në kërkim”, duke u kthyer edhe në shqetësim për banorët që lexuan dje lajmin.

(Balkanweb)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×