“Askush nuk e donte Al Pacinon në The Godfather”/ Aktorja e njohur habit me deklaratën

keaton-780x439-3

Askush nuk e donte Al Pacinon në kastin e “The Godfather”.”- kështu ka deklaruar Diane Keaton së fundmi duke bërë xhiron e rrjetit. Aktorja ka thënë se ikona e Hollywood nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e Michael Corleone në filmin e Francis Ford Coppolas të vitit 1972. Megjithatë, aktori e fitoi rolin dhe pjesa tjetër është histori.

“Ata nuk donin që ai ta luante rolin, ndërsa unë isha pjesë e kastit”, u shpreh 76-vjeçarja në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’. Po ashtu ajo shtoi se tani i duket e çuditshme që filmi (i cili është realizuar në trilogji) është zhvilluar kryesisht rreth karakterit të Pacinos, duke qenë se personazhi i tij si lider mafioz është bërë legjendar.

Unë isha në trupën e aktorëve para Al Pacinos. A nuk është e çuditshme? Çfarë do të ishte Kumbari pa të? Është një nga ato gjërat e çuditshme dhe të pazakonta në jetë”, ka rrëfyer ajo. Keaton tregoi se ishte e pranishme në audicionin e dytë të 82-vjeçarit kur producentët vendosën t’ia jepnin atij rolin. “A mund ta besoni këtë? Ai ndodhej sërish në audicion, ata nuk e donin”, është shprehur aktorja.

Keaton ka luajtur rolin e Kay Adams Corleone në filmin e famshëm, një mësuese që bie në dashuri me personazhin e luajtur nga Al Pacino.

Asokohe, për rolin e tij, Al Pacino u nominua për çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, ndërsa Marlon Brando (që e luajti babanë e tij, Vito Corleone) e fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×