Detaje nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

florind Belliu

Të tjera detaje janë bërë publike nga mediat amerikane, në lidhje me vdekjen e aktorit shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortes së tij Ornela Shehi, të cilët u hodhën nga kati i 6 i banesës ku jetonin.

florind Belliu

New York Post shkruan se po hetohet nëse para aktit çifti ishte konfliktuar me njëri-tjetrin gjatë një momenti tensioni.

“Kishte shenja në apartament që tregonin se nuk ishte e gjitha harmoni, pasi ata nuk vendosën thjesht të linin fëmijët e tyre dhe të hidheshin”, tha një burim për The Post, duke mos dhënë më shumë detaje për “shenjta” e supozuara.

Ndërkohë nuk ka një shënim vetëvrasje që mund të jetë lënë nga viktimat, tha burimi për The Post.

Autoritetet gjithashtu janë duke pritur për rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse Ornela Shehi ka pësuar ndonjë lëndim që nuk tregon për një rënie.

Deri tani mjekësia ligjore e qytetit nuk ka marrë një vendim për të përcaktuar shkakun e vdekjes së Ornela Shehit dhe as të Florind Belliut.

florind belliu ornela shehi

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur 28-vjecarja bie e para nga kati i gjashtë i ndërtesës më pas edhe 35-vjeçari Belliu.

Çifti u vendos në ndërtesë me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë dhe autoritetet nuk morën kurrë raporte për dhunë në familje në lidhje me çiftin, sipas burimeve policore.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×