EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet fieraku i shpallur në kërkim

Policia Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Interaction” për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, ndërsa në pranga ka një 61-vjeçar. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Miço Bushi.

NJOFTIMI I POLICISE
Vihet në pranga 61-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, finalizuan operacion policor të koduar “Interaction”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

M. B., 61 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas procedimit penal të nisur në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendimin e datës 08.03.2022, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet fieraku i shpallur në kërkim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook