Këlliçi: Rama me 10 vetë ka vendosur të jetojnë në kurriz të shqiptarëve ‘Eldoradon’ e tyre

Kellici

Deputeti Belind Këlliçi në një komunikim për mediat bëri ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se i ka mohuar lirinë shqiptarëve

“31 vite më parë sekretari amerikan i shtetit James Baker me ftesë të opozitës dhe prof. Sali Berishës do të bëhej amerikani i parë i lartë që shkeltë në Shqipëri. Vizita e tij mbetet  e papërsëritshme por mesazhi mbetet ende sot, liria funksionon. Shqipëria në vitin 2006 nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit. U bënë hapa gjigantë drejt integrimit në 4 vite. Por liria nuk punon dot e vetme në këto 10 vite që qeverisje së Ramës dëshmohet se liria është shoqëruar me gallata nëpër botë dhe ekskursione. Rama ka vendosur të refuzojë integrimin. Pasi deklaron se nuk do të shkojë në Bruksel , thotë se do të shkojë, por do të lexojë fjalimin që kishte bërë gati. 31 vite më vonë liria po funksionon për shqiptarët por vetëm liria për të ikur. Amerika iu mohohet shqiptarëve prej më shumë se 10 vitesh për shkak se Rama ka vendosur që me 10 vetë të jetojë në kurriz të shqiptarëve El Doradon e tyre. Liria duhet të jetë njësoj për të gjithë.”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×