Pas fotove të publikuara të ish sulmuesit të Liverpul, Andi Kerroll, ku shfaqej në shtrat me dy vajza të tjera, 2 javë para se të zyrtarizonte martesën e tij me Billi Muklou, situata ka marrë një rrjedhë tjetër.
Billi kishte hequr foton që kishte në WhatsApp dhe e zëvendësoi atë me një foto të fëmijëve të tyre. Miq të saj bënë me dije se ajo ishte larguar për të qëndruar te shtëpia e prindërve të saj për t’u qetësuar dhe për të qartësuar mendimet e saj.
Ajo tha që tani ai duhet të tregojë gjithçka dhe të shpjegojë se çfarë ka ndodhur atë natë. Gjithashtu ajo i ka kërkuar të shohë gjithë fotot e bëra nga ajo natë që të arrijë të kuptojë më shumë.
Një mik i saj tha: “Është e vetmja mënyrë që mund të shpëtojë martesën e tyre”.
Pavarësisht zemërimit të saj, Billi ende nuk e ka anuluar dasmën që ata kishin planifikuar. Njerëzit e afërt të saj thonë se ajo është e gatshme të luftojë deri në fund për të mbajtur familjen e saj të bashkuar.
Sipas vajzës që ishte ne foto me futbollistin Tejlor, e cila foli për “The Sun”, tha se çifti kishin 12 orë duke pirë dhe këmbënguli se fotografitë ishin një shaka dhe mes tyre nuk kishte pasur asnjë raport seksual.
Andi, i cili së fundmi mbylli kontratë e tij me Uest Bromuiç, është duke u relaksuar në shtëpinë e çiftit prej 5 milionë dollarëshe.
Ish-ylli i Towie, Billi shkoi të qëndronte me prindërit e saj, së bashku me tre fëmijët e tyre të vegjël. Ajo gjithashtu po kujdeset edhe për dy fëmijët e Andit nga një lidhje e mëparshme.
LEXO EDHE:
FOTO/ Do të martohej pas disa ditësh, ish-sulmuesi i Liverpul shfaqet me një femër tjetër nudo në krevat përpara dasmës

Loading…