Mocioni për rezolutë i CDU/CSU për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE, Balla: E vetmja rrugë që ka mbështetjen e shqiptarëve

Whatsapp Image 2022 06 22 At 6.03.33 Pm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur mrënjohjen ndaj grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet BE një perspektivë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në familjen europiane.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, të vetëdijshëm se kjo është e vetmja rrugë që ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe të miqve të Shqipërisë.

Postimi i Ballës:
🇦🇱🇩🇪🇪🇺
Mirënjohje grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet BE një perspektivë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në familjen europiane.
Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, të vetëdijshëm se kjo është e vetmja rrugë që ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe të miqve të Shqipërisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×