Party, alokool, të ftuar, fishekzjarre! Jo. Ditëlindja e Kylie Jenner këtë vit është shumë larg këtyre dhe nuk i ngjan aspak festave të miliarderëve. Përkundrazi, 25-vjetorin ajo e nisi me një vakt të qetë në mëngjes e rrethuar nga familja e saj.
LEXO EDHE: Miliarderja më e re në histori bën sot 25 vjeç- Një kthim pas në momentet më të rëndësishme në jetën e Kylie Jenner

“Është ditëlindja ime,” shkroi ylli”Keeping Up with the Kardashians” në një video në TikTok, ku shfaqen motrat e saj Kim Kardashian dhe Kendall Jenner, si dhe vajza e saj 4-vjeçare, Stormi. Kylie gjithashtu ftoi disa miq në mëngjes, teksa tregoi tryezën me ëmbëlsira dhe fruta.


Teksa motrat e saj kishin veshur rroba sportive, vajza e ditëlindjes kishte veshur një fustan rozë të ngushtë. Ato ishin të gjitha pa grimë dhe shumë natyrale.


Brenda pak orësh videoja ka marrë mbi 2.5 milionë likes, 8 milionë views dhe 32 mijë komente.
@kyliejennerits my birthdayyyyyy 💕🦋🦋 ♬ original sound – Kylie Jenner
Kim e uroi Kylie-t për ditëlindjen përmes Instagram-it, duke thënë: “Çdo vit më mahnit se sa e mençur, protektive ndaj të dashurve të tu dhe sa bujare është zemra jote. Je kaq e veçantë dhe një në një milion. Fal kaq shumë dashuri dhe lumturi, saqë unë lutem t’i kesh ato përgjithmonë”.
View this post on Instagram
Nga ana e saj, Kendall ndau foto në Instagram Stories, me mbishkrime me emoji zemre. Kris Jenner, megjithatë, shkroi një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale për vajzën e saj më të vogël. “Ti je përtej një ëndrre të realizuar dhe je vajza, mamaja, motra, halla, shoqja më e mirë dhe shumë e mençur përtej viteve të tua!” 66-vjeçarja shtoi: “Ti je e sjellshme, bujare pa masë, e zgjuar, e dhembshur, e fortë, krijuese, ebukur brenda dhe jashtë dhe një forcë e natyrës!!!! Më pëlqen të të shikoj me fëmijët e tu”, vazhdoi Kris, duke iu referuar Stormit dhe djalit 6-muajsh, emrin e të cilit ajo dhe Travis Scott ende nuk e kanë zbuluar. “Ti je mamaja më e mrekullueshme dhe unë jam shumë krenare për arritjet e tua. Ti je dhe do të jesh gjithmonë vajza ime dhe unë jam shumë krenare për ty!”
View this post on Instagram
Kourtney Kardashian nuk ka bërë ende një urim, por Khloé Kardashian e quajti motrën e saj “të sjellshëm, por të keqe” me humor në postimin e saj.
“Të shohësh pasionin dhe protektivitetin tënd ndaj rrethit tënd të brendshëm është frymëzuese dhe e admirueshme”, shkroi në Instagram 38 vjeçarja. “Dëshira ime për ty është që të ndihesh ashtu siç bën të gjithë të tjerët të ndihen rreth teje!!”
View this post on Instagram
and then