
Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja për operacionin në Port, pas dyshimeve për kokainë në një kontejner.
Task Forca permanente e përbashkët, e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, konstatoi një kontejner të paplumbosur të ngarkuar me banane. Deri tani sipas policisë janë arrestuar në flagrancë 20 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim, shtetasit:
– Jurgen Gjeçi, 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Armand Murataj, 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit.
– Gentian Halili, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës “Marinier” që operon në Portin e Durrësit;
– Azgan Zeka, 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durrësit;
– Skender Plaku, 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Adi Qevanaj, 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Kastriot Duçka, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Mentor Dyrmishi, 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Klaudio Lala, 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Shpëtim Hajdini, 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Andra Xhevara, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Adem Brasha, 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Veiz Kuçi, 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Rajd Bleta, 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durrësit;
– Ali Bajrami, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:
– Gjergj Doraci, 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Shefqet Elezi, 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Profit Tola, 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit.
Po në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkëpunim, shtetasit:
– Altin Mahmutaj, 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane;
– Nazmi Allgjata, 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit është konstatuar një kontejner i paplumbosur me plumbçe.
Pasi është hapur ky kontejner, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontejner mungonin arka me banane.
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.