Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për tri ndeshjet e qershorit. “Dardanët” më datën 4 do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës, më 10 qershor do e presin Anglinë, kurse më 13 do të jenë mysafirë në Shqipëri, ku do të përballen me Shpresat e Alban Bushit.
Të 3 këto ndeshje janë të vlefshme në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve. Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për këto ndeshje, teksa dominojnë futbollistët që luajnë jashtë. Nuk mungojnë as lojtarë nga të rinjtë e Bajernit, Interit, Kristal Palas, Uatford, etj.
Art Hoti, Ilir Krasniqi, Valmir Veliu, Qëndrim Zyba, Ardit Tahiri, Baton Zabërgja dhe Arnis Ajeti janë futbollistët e ftuar nga skuadrat kosovare.
Arena e Lajmit

Loading…