Greqi/ Arrestohen tre persona për kultivim kanabisi, mes tyre edhe një shqiptar, shpallet në kërkim 29-vjeçari

Greqi

Një 53-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pas një aksioni të zhvilluar kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se kontrolli është kryer në një banesë në Ampelonas dhe Sotiricë, ku mbetën të arrestuar edhe babë e bir, 62 dhe 24-vjeç.

Gjithashtu në kërkim është edhe një 29-vjeçar nga Larisa. Sipas policisë janë sekuestruar 12 kg kanabis, dhe po ashtu edhe përbërësit e kultivimit hidroponik që autorët e kishin vendosur në bodrumin e një shtëpie fshati në Sotiricë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×