Bajerni aktualisht është duke eksploruar tregun e transferimeve. Në Angli, emri i Kristiano Ronaldos ka dalë nga hiçi në mediat gjermane.
Këshilltari i Ronaldos, Horge Mendesh, ka gisht te Bajerni, për një largim të mundshëm të Robert Levandovskit, sipas “Bild”. Muajt e fundit ka pasur zëra se portugezi është i pakënaqur në Mançester dhe dëshiron të largohet në verë. Fakti që Junajtid nuk do të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm nuk duhet t’i pëlqejë aspak Ronaldos. Kontrata e portugezit skadon në vitin 2023.
Pavarësisht se është veteran, vlera e tij në treg ende vlerësohet me 35 milionë euro dhe vetëm Bajerni do të guxonte t’i shpenzonte për një 37-vjeçar dhe ta paguante atë me një rrogë vjetore prej 30 milionë eurosh. Ronaldo do të ishte një lider pas largimit të Levës dhe do të shënonte në CV emrin e Bundesligës.
Arena e Lajmit

Loading…