Me arush kokës/ Lady Gagës i ndodh e papritura në koncert, ylli i popit habit me reagimin e saj (VIDEO)

Capture-12-2

Lady Gaga e ruajti gjakftohtësinë e saj në momentin kur i është hedhur një arush prej pellushi teksa performonte live në Toronto.

Pamjet e publikuara nga një person i pranishëm pranë skenës treguan Gagan të përqendruar te performanca ndërsa arushi u hodh duke bërë që ajo të lëvizte me shpejtësi në njërën anë për ta shmangur atë.

Më pas ajo vazhdoi si një profesioniste e vërtetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Gaga dukej si kurrë më parë për performancën e saj, e veshur me një kostum prej lëkure në ngjyrë të zezë, të kombinuar me çizme të gjata dhe një xhaketë të stilit rrok.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi fituesja e çmimit “Grammy” publikoi një video të shkurtër promovuese, duke ngacmuar fansat për publikimin e filmit të ardhshëm “Joker: Folie a Deux”, teksa konfirmoi se do të luajë në film.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×