Milani në të parën, Reali dhe Liverpuli mund të ndeshen sërish në grupe. Zbuloni vazot e Champions-it për sezonin 2022/23

Me mbylljen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, UEFA ka bërë zbuluar menjëherë ndarjen në vazo të skuadrave që do të luajnë në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm.

champions-league-780x439-1

Vazoja e parë përmban të gjithë kampionët e këtij sezoni, me Realin, Mançester Sitin, Bajernin e PSG si skuadrat më favorite, por duke mos lënë pas Milanin që u shpall kampione në Itali pas një sezoni fantastik që kaloi.

Shumë pretendentë shikohen dhe në vazon e dytë, me emra të mëdhenj të futbollit europian, të cilat skuadrat e tjera do të duan t’i evitojnë.

Emrat që surprizojnë në vazon e tretë janë padyshim Interi dhe Borusia e Dortmundit. Dhe pse dolën nënkampion në ligat e tyre, koeficienti që kanë ka bërë që ato mos të vendosen më sipër.

Në vazon e katërt deri më tani janë përcaktuar vetëm dy emra, me të tjerat që priten të vendosen në bazë të kualifikueseve.

Vazo 1: Real Madrid, Aintraht Frankfurt, Mançester Siti, Milan, Bajerni i Mynihut, PSG, Porto, Ajaks.

Vazo 2: Liverpul, Çelsi, Barcelona, Juventus, Atletiko Madrid, Sevija, RB Lajpcig, Totenhem.

Vazo 3: Dortmund, Salcburg, Shakthar, Inter, Napoli, SportingLisbon, Bajer Leverkusen (Marsejë).

Vazo 4: Klub Bruzh, Sëlltik (Marsejë).

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×