Motori përplas këmbësoren në Vlorë, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

850x636 Policia Vlore1 E16306544986951630862087

Një këmbësore është përplasur nga një motomjet  ditën e sotme në Vlorë, duke mbetur e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Lungomare, ndërsa pas ngjarjes drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Policia sqaron se 74 vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:45, në lungomare, një motomjet ka aksidentuar këmbësoren shtetasen H. Sh., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit, i cili ka braktisur motomjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Motori përplas këmbësoren në Vlorë, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook