Një prej tyre humbi jetën, policia: Po bëhet transportimi i turistëve serbë që u bllokuan në ‘Majën e grykave të hapura’

Policia Kukes

Policia e Kukësit, ka njoftuar se po bëhet transportimi i turistëve serbë që u bllokuan në ‘Majën e grykave të hapura”, në Valbonë, ku gjeti vdekjen si pasojë e infarktit një prej tyre.

Mësohet se nxjerrja e trupit të viktimës po bëhet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thepisur.

Ndërkohë po sipas policisë mësohet se dy turistë, një mashkull dhe një femër janë akomoduar në Valbonë dhe nuk kanë probleme shëndetësore. Sakaq nuk dihet saktësisht numri i turistëve që kanë qenë duke lëvizur në këtë zonë, pasi edhe komunikimi me telefon është i vështirë për shkak të mungesës së valëve ku ndodhi edhe ngjarja.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×