Federata Shqiptare e Futbollit u rikthye të marrë pjesë në një asamble të KOKSH-it. Ishte Envi Hicka, përfaqësuesi i FSHF-së në asamblenë e së shtunës.
Pasi ngiti zërin në sallë, më pas në deklaratën e tij për mediat Icka konfirmoi qëndrimin e tij në lidhje me rregulloren e KAS-it, që sipas juristit nuk po përshtatet me modelin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv të Lozanës: “Ideja ka qenë gjithmonë që të merret një model i KASit të Lozanës dhe të adaptohet për sa është e mundur, por kjo gjë nuk është bërë me rregulloren aktuale. E-maili i ardhur në datën 23 maj është krejt i ndryshëm nga ai që ka ardhur një ditë para asamblesë, qoftë për ndryshimet në statut, qoftë për rregulloren e KAS-it”, u shpreh Hicka.
Më tej, ai foli edhe për mungesën e pagesës së kuotizacionit në Komitetin Olimpik nga ana e FSHF-së: “Është e vërtetë që FSHF-ja nuk i ka paguar kuotizacionet për një periudhë kohe, por këto janë në rrethana administrative, ashtu sikurse e dëgjuat edhe vetë në asamble edhe auditori i caktuar nga vetë asambleja konfirmoi që nuk është në këtë status vetëm Federata Shqiptare e Futbollit, e cila besoj së një ditë do t’i paguajë këto kuotizacione”, tha ndër të tjera Hicka.
Arena e Lajmit

Loading…