Spektatorë të Formulës 1, italiani Kieza: Mezi pres të luaj me Vlahoviçin

Pas një sezoni jo të mirë, Juventusi kërkon të kthejë menjëherë faqe dhe në të ardhshmin të rikthehet në nivelet e mëparshme. Për ta bërë këtë do të ketë nevojë për ndihmën e të gjithëve, por mbi të gjithë do të ketë nevojë për ndihmën e Federiko Kiezës, mungesës së madhe të sezonit që sapo u mbyll.

143329458-85e0d6bb-d6b5-454f-8450-7634bb4e8919

Italiani po rikuperohet nga dëmtimi në gju dhe është më i etur se kurrë për të qenë protagonist, për më tepër që me rikthimin në fushë do të gjejë shokun e tij të vjetër Dushan Vlahoviçin. Të dy kanë qenë pjesë e Fiorentinës, por nuk kanë arritur të jenë njëkohësisht në fushë me fanellën bardhezi edhe pse kjo nuk i ka penguar që të ndajnë kohën jashtë futbollit bashkë. Të ndodhur në garën e Formulës 1 në Montekarlo, dyshja nuk u ka shpëtuar gazetarëve, për të cilët pasi kanë pohuar se të dy janë fansa të skuderisë Ferrari, janë ndalur edhe te marrëdhënia mes tyre.

“Mezi pres të luaj me të”, ka qenë fjalia e Federikos që ka marrë edhe konfirmimin e serbit, që ka shtuar. “Unë e kam thënë çdo gjë që kam pasur për të thënë për Kiezën, nëse e përsëris do të bëhem i mërzitshëm”, ka thënë sulmuesi duke shmangur pyetjet e tjera, të cilave nuk u ka shpëtuar Kieza.

Largimi i Dibalës ka lënë pa pronar numrin 10 dhe kandidati kryesor për të nuk ka dashur ta komentojë. “Nuk mendoj për numrin 10, sot(dje) mendoj vetëm për Ferrarin”, ka përfunduar Federiko Kieza që bashkë me Vlahoviçin kanë ndarë në rrjetet sociale fotot së bashku, duke gëzuar jo pak tifozët bardhezinj të cilët shohin te dyshja ringjalljen e Juves.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×