Xhakomo Vrioni ka mbyllur huazimin e tij te Tirol në Austri me sukses, pasi u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit austriak. Një arritje jo e vogël për sulmuesin shqiptar i cili tashmë do të kthehet te Juventusi i cili zotëron kartonin e tij.
Por sipas mediave italiane, ai nuk do të jetë pjesë e ekipit U23 të bardhezinjve, pasi kërkesat për të janë të mëdha dhe ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura. Kështu, për lojtarin ka interes konkret nga Spanja, Belgjika dhe Turqia.
Në La Liga është Getafe që kërkon lojtarin, e bindur se mund ta ndihmojë në sezonin e ardhshëm të bëjë hapin cilësor e mundësisht të sigurojë një mbijetesë më të qetë në La Liga se në edicionin që sapo u mbyll. Ndërkohë, ai mund të zgjedhë të luajë me Anderlehtin, i cili siguroi praninë në Ligën e Konferencës, apo me Beshkitashin i cili kërkon që të kthehet përsëri në majën e futbollit turk dhe ku mund të formojë dyshen e sulmit me një emër të njohur si Mitçi Batshuai.
“Tuttosport” bën të ditur se të tre këto klube janë të gatshëm të shpenzojnë 4 milionë euro, çmimin që i ka vënë Juventusi kartonit të sulmuesit shqiptar.
Arena e Lajmit

Loading…