
Megjithëse është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, moderatorja e njohur Dojna Mema vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Moderatorja ndan me ndjekësit mjaft momente nga jeta e saj personale ku gjatë shtatzënisë ajo ka publikuar edhe foto me barkun e rrumbullakosur.
Por në Instgramin e Dojnës nuk mungojnë postimet ku protagoniste është gjyshja e moderatorjes, e cila ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve me batutat dhe pozitivitetin e saj.
Së fundmi moderatorja i ka kërkuar gjyshes së saj t’i japë një mesazh të gjithë atyre që e kanë kritikuar për zbulimin e barkut të rrumbullakosur gjatë shtatzënisë.
“Ata njerëzit që kanë folur për këtë gjë le të shikojnë hallet e veta, sepse kanë plot probleme në familje, halle personale. Të shikojnë çmimet që po rriten, këto gjëra të shikojnë ata mos të merren me shtatzëninë tënde. Ato i di ti”, shprehet gjyshja e Dojnës gjatë videos, duke iu përgjigjur kështu kritikëve.
Moderatorja realizoi pak kohw mw parw me ndjekësit një intervistë virtuale në Instastory, ku iu ka kërkuar të ndihen të lirë të pyesin për çdo gjë. Një prej tyre ka pyetur bukuroshen se si reagon gjyshja e saj, e cila është shumë e njohur për publikon nga video-t ‘funny’ që prezantuesja poston me të, kur poston foto duke treguar barkun e saj.
“Nuk është supersticioze dhe i duket gjëja më e bukur në botë. Çdo grua e jeton shtatzëninë si dëshiron dhe nuk ka formulë për sa shumë e nxjerr apo nuk e nxjerr barkun.” – i është përgjigjur Dojna.
Dojna Mema ka bërë një rrëfim të rrallë vetëm pak ditë para se të bëhet nënë duke zbuluar gjithçka mbi shtatzëninë, raportin me Vlashentin e shumë detaje të tjera. Në një intervistë për ‘Revista Who” moderatorja ka hapur zemrën dhe ka shuar shumë kuriozitete.
Edhe pse zbuloi se nuk e kishin në plan të bëheshin prindër, prezantuesja ka treguar se kur e zbuluan e deshën me gjithë forcën e tyre: “Mendoj vërtet që janë fëmijët ata që zgjedhin prindërit dhe jo anasjelltas. Në rastin tonë, nuk po luteshim për të patur një fëmijë, por kur e zbuluam e deshëm me gjithë forcën tonë. Unë e kam ndjerë që në atë çast edhe gjininë e tij. E dija që ishte djalë. Ka diçka magjike, prej një tjetër bote, në ndjesitë dhe intuitën e një gruaje shtatzënë.”
Duke folur për këtë periudhë 9-mujore, Dojna ka treguar se muajt e parë ishin të lodhshëm duke qenë se drejtonte “Fan Club”, në tremestrin e dytë ka udhëtuar shumë ndërsa sa i përket tremujorit të fundit ka qëndruar në shtëpi.