U martuan pak muaj më parë, Brooklyn Beckham shpreh dëshirën për tu bërë baba! Nicola Peltz: Duam të adoptojmë fëmijë

nicola-peltz-brooklyn-victoria-beckham-panorama-plus-4

Brooklyn Beckham mezi pret të bëhet baba dhe është dëshiron të fillojë një reality showme bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

Çifti i famshëm që u martuan në fillim të këtij viti, janë të dashuruar dhe po planifikojnë të ardhmen. Gjatë një interviste për Variety, 23 vjeçari ka zbuluar se mezi pret të ketë fëmijë me aktore 27 vjeçare dhe po pret që ajo të vendosë se kur do të jetë gati. “Unë vazhdoj t’i them gruas sime, mezi pres të bëhem baba. Unë jam gati të kem fëmijë, por gjithmonë ia them gruas sime, kur t’i të jesh gati”, u shpreh ai.

 Brooklyn erdhi në jetë në vitin 1999, kur babai i tij futbollist ishte 23 vjeç, në të njëjtën moshë që ai është tani. Nicola sqaroi se ndërsa ata nuk planifikojnë të kenë fëmijë ‘vitin e ardhshëm’, por një ditë ata ‘do të donin të kishin një familje të madhe’. Trashëgimtarja miliardere vazhdoi të tregojë se “do të donim edhe të adoptonim fëmijë”.

Krijimi i një familjeje nuk është dëshira e vetme që Brooklyn ka për martesën e tij me Nicola, pasi pranoi se do të donte të bënte një reality show me aktoren. Çifti tashmë e ka lënë publikun të “hyjë” në jetën e tyre përmes Instagramit, ku ata publikojnë foto të njëri-tjetrit, familjes dhe pushimeve të tyre dhe ndoshta programi nuk do të ishte shumë ndryshe.

“Gjithmonë i kam thënë gruas sime, ne duhet të bëjmë një reality show televiziv, sepse ajo është shumë zbavitëse. Ajo ndonjëherë nuk e kupton humorin tim anglez”, tregoi ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×