UEFA nis hetimet për kaosin e Liverpul-Real Madrid, një ish-ministër do të zbërthejë çfarë ndodhi në Paris

Finalja e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni do të kujtohet gjatë për kaosin e pazakontë që ngodhi në startin e saj, me tifozët e Liverpul të cilët u pëplasën me policinë pasi nuk futeshin dot në stadium e me forcat e rendit që nuk kursyen as gazin lotsjellës e spraj djegës ndaj tyre. Në nëj situatë ku palët akuzojnë njëra-tjetrën, UEFA ka zgjedhur që të hapë një hetim të pavarur, për të mësuar realisht se çfarë ndodhi në natën e 28 majit pranë stadiumit “Stade de Francë”.

sdasdasdas

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, UEFA bëri të ditur se i kishte besuar përpilimin e këtij raporti Dr. Tiago Brandao Rodrigues, një anëtari të parlamentit portugez. Ai kishte qenë Ministër i Rinisë dhe Sportit nga vitit 2015, në vitin 2022 në Portugali, si dhe kishte qenë për dy vite pjesëtar i bordit drejtues të WADA.

“Në mënyrë që të garantohet statusi i tij i pavarësisë, Dr. Brandao Rodrigues pranoi që të ekzekutonte këtë detyrë falas. Do të mblidhen prova nga të gjithë palët e përfshira dhe zbulimet e këtij raport të pavarur do të publikohen sapo të mblidhen. UEFA më pas do të ndërmarrë hapat e nevojshëm”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×