Video/ Balla: Berisha, bashkëpunëtor i Millosheviçit. Kur do mblidhemi më 7 korrik për Srebrenicën, zotëria thërret protesta

Taulant Balla323223

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sulmuar ashpër kryetarin e PD-së, Sali Berisha, duke e cilësuar atë si bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviçit.

Mes të tjerash Balla i ka kujtuar Berishës protestën që ai ka thirrur në 7 korrik, ditë kur do të miratohet dhe rezoluta kundër gjenocidit në Srebrenicë.

“S’ja vlen të merresh me ty tani kot. Sa I përket bashkëpunëtorit të Sllobodan Millosheviçit që mori fjalën për procedura, në procedurë thuhet se fjala merret vetëm njëherë. Zotëria që zgjodhët vonë dhe vjen këtu të na rikujtojë thyerjen e embargos së tij të naftës për Millosheviçin, vjen dhe hap çështje të sigurisë kombëtare për interesin e tij. Kur në të mblidhemi këtu më 7 korrik për të kujtuar viktimat e Serbrenicës, zotëria thërret protesta.”, tha Balla.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×