
Që në nisje të seancës plenare të Kuvendit është arritur një dakordësi mes opozitës dhe PS-së për shtyrjen e miratimit të aktit normativ për ‘kompensimin e çmimeve’. Ishte deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ai që kërkoi që të shtyhej projektligji.
“Ju sapo njoftuat se mbledhjen e sotme është dhe akti normativ për disa tendera. Sot është e pamundur që të shqyrtohet më pasi në përputhej me rregulloren, pa mbaruar punë të gjithë komisionet, një akt i tillë s’mund të vijë në Kuvend. Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet sociale, ky projektligj nuk u shqyrtua dot jo për mungesë dëshire, por se përfaqësuesit e qeverisë që duhet të mbronin ligjin, e patën të pamundur që të vijnë për shkak të impenjimeve të tjera. Kjo është shkelje, pasi një akt i tillë s’mund të vijë në sallë. S’do ndodh asgjë e jashtëzakonshme, pasi zbatimi i rregullores është minimal. Duhet të shtyhet ky akt.”, tha Vasili.
Pozitivisht kërkesës i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se palët ishin dakord që ky pr.ligj të diskutohej dhe miratohej në seancën e radhës.
“Zonja kryetare, në fakt edhe për këtë çështje e kam kërkuar fjalën lidhur me aktin normativ për çmimin e disa materialeve të ndërtimit. Dua ta vë në dijeni Kuvendin se mes kryetares së komisionit të çështjes sociale zonjës Duma dhe një anëtari ka pasur diskutime. Shpresoj që të kemi mirëkuptimin dhe të Alibeajt. Kërkojmë shtyrje, shtyrja të bëhet deri javën tjetër. Duke qenë se java tjetër është java e gjelbër, ndaj biem dakord që kjo javë të shtyhet. Data 2 korrik është afati i fundit i shqyrtimit të aktit normativ. Duke qenë se kemi dakordësi të dy grupimeve më të mëdha, PS dhe PD, kjo çështjes të shtyhet me këtë shënim që të zhvillohet seanca në datën 30. Nuk është detyruese, që komisionet të shtyhen.”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Enkelejd Alibeaj tha se nuk dakordohet me qëndrimin e kreut të grupit të PS, Taulant Balla, duke u shprehur se për këtë akt normativ të gjitha Komisionet kanë të drejtën tyre për të dhënë mendimin.
“Rregullorja është akti që mban në këmbë veprimtarinë e parlamentit. Ende nuk është marrë mendimi i njërit prej Komisioneve. Të gjitha komisionet kanë të drejtë të japin mendimin dhe për këtë pikë kjo , po duhet të shtyhet, Por se kur duhet ë diskutohet këtë nuk e përcakton kryetari i grupit të PS. Shtyrja me një javë nuk qëndron, qeveria ka pasur detyrimin ta paraqiste në parlament. Është bërë praktikë që miratohen akte duke i hequr të drejtën legjislative. Pse qeveria e sjell me vonesë kjo nuk është arsye për ta shtyrë siç propozon kreu i grupit të PS. Për pjesën e parë po do të duhet të shtyhet”, ka thënë Alibeaj.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të Urdhrit nr. 56, datë 21.06.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon: