EKSKLUZIVE/ Fitoi gjithçka në Durrës, titullari i rëndësishëm shpall “divorcin” me Teutën

Albano Aleksi nuk është më futbollist i Teutës.

ALBANO ALEKSI 2

“Panorama Sport”zbulon ekskluzivisht se dje në orët e vona të mbrëmjes, mesfushori fierak ka bërë një takim me drejtuesit dhe ka rënë dakord që të mos e vazhdojë kontratën.

Aleksit i skadonte marrëveshja në verën e vitit 2023, por palët dje janë ndarë me mirëkuptim dhe pas tri viteve të arta në Durrës, tashmë mesfushori do të kërkojë një tjetër skuadër për të vijuar karrierën.

29-vjeçari u bë shumë shpejt një idhull për tifozët e Teutës, teksa për tri sezone radhazi dha një kontribut të jashtëzakonshëm.

Me fanellën e “djemve të detit” fitoi gjithçka: një titull kampion, një Kupë dhe dy Superkupa.

Mesfushori u aktivizua në 95 ndeshje në kampionati me Teutën, 19 në Kupën, 2 herë në Superkupë dhe 9 ndeshje ndërkombëtare (Champions dhe Liga e Europës).

SITUATA – Fundi i një epoke te Teuta. Thuhet kështu, pasi në dy edicionet e shkuara durrsakët fituan katër trofe: titull kampion, Kupë të Shqipërisë, si dhe dy Superkupa.

Duke ditur se sezoni i fundit u mbyll pa asnjë arrije dhe jashtë Kupave të Europës, tani pritet një riorganizim në kampin durrsak.

Teuta e mbylli kampionatin e 83- të në Superiore me 50 pikë dhe në vendin e gjashtë në renditje.

Në kuadër të riorganizimit gjatë merkatos së verës pritet të mos këtë shumë ndryshime në organikë, duke ruajtur boshtin e skuadrës që mbylli sezonin.

Deri tani janë larguar tre futbollistë “veteranë”, por në vijim nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë firoje tjetër.

Aktualisht të gjithë futbollistët e klubit janë me pushime dhe janë në pritje të rikthimit në fushë.

Teuta pas ndeshjes së fundit me Skënderbeun ka marrë pushimet, që këtë verë pritet të jenë më të gjata, pasi nuk marrin pjesë në Europë.

Gjithsesi, drejtuesit kanë nisur planet edhe për merkaton. Gjasat janë që në mes të muajt qershor palët do të takohen në Durrës, jo vetëm për të nisur fazën përgatitore verore, por edhe për të folur për merkaton dhe afrimet e piketuara.

ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×