
Zbulohet identiteti i një prej të vrarëve në Fushë-Krujë. Diklen Vata është identiteti i personit të vrarë jashtë makinës.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se makina e viktimave lëvizte në Drejtim të Mamurrasit apo Kurbinit dhe makina e autorëve ka lëvizur paralel me ta për disa metra, duke qëlluar me breshëri automatiku. Më pas janë larguar, por sapo pasagjeri që ndodhej pas në makinën shënjestër ka dalë nga mjeti, ata janë kthyer pas dhe e kanë ekzekutuar. Pikërisht ky person është ai i identifikuar si Diklen Vata, nga Fushë-Kuqja.
Automjeti i viktimave për shkak të temperaturave të larta, si dhe breshërisë së të shtënave, është përfshirë nga flakët dhe vijon ende të digjet.
Policia ka ngritur disa postblloqe dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj masakre.