Dushan Vlahoviç ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i grumbulluar me kombëtaren serbe.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi nuk do të jetë në ndeshjet e Serbisë për shkak të një dëmtimi rrëzë kofshës.
22-vjeçari nuk do të marrë pjesë në katër ndeshjet ku përfaqësuesja ballkanase do të zhvillojë në muajin qershor ndaj Norvegjisë, Suedisë dhe dy sfidave me Slloveninë, të gjitha të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Vlahoviç duhet t’i rikthehet stërvitjeve me intensitet maksimal brenda një muaji, duke qenë se bardhezinjtë do të grumbullohen më 4 korrik për fazën përgatitore.
Në gjysmën e parë të sezonit me Fiorentinën në Serinë A, Vlahoviç u aktivizua gjithsej në 21 ndeshje ku shënoi 17 gola dhe dhuroi dhe 2 asiste, ndërsa me Juventusin u aktivizua në 15 ndeshje ku realizoi 7 gola dhe dhuroi gjithashtu dhe 1 asist.
– Arena e Lajmit

Loading…