Ky peshk në dukje i vogël, përmban disa përfitime të mëdha shëndetësore, duke rivalizuar edhe peshqit e tjerë si për shembull salmoni.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me arsyet se pse ky peshk është kaq i mirë për shëndetin dhe rekomandohet kaq shumë nga dietologët.
Sardelet janë një tjetër burim i shkëlqyeshëm dhe i nënvlerësuar i omega-3, thonë dietologët.
Yndyrnat omega-3 janë përgjegjëse për uljen e niveleve të triglicerideve në gjak, një veprim që kontribuon në parandalimin e arteriosklerozës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve që prekin zemrën dhe arteriet.
Sardelet janë gjithashtu jashtëzakonisht të larta në vitaminë B12.
Vitamina B12 luan një rol të madh në ruajtjen e funksionit nervor të trupit tuaj dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Ju mund të siguroni rreth 555% të vlerës tuaj ditore me një racion sardelesh.
Kockat e sardeleve janë plotësisht të ngrënshme, prandaj ky peshk është një burim i mirë kalciumit.
Një kuti sardelesh përmban rreth 44% të vlerës ditore të rekomanduar të kalciumit.
Mërkuri është një përbërje helmuese e ngulitur në zinxhirin ushqimor të peshkut.
Krahasuar me të gjitha prodhimet e detit, sardelet përmbajnë nivelet më të ulëta të mërkurit.
Një nga gjërat më të mira në lidhje me sardelet është se ato janë shumë të lira.
Plus, sardelet e konservuara mund të ruhen për një kohë më të gjatë dhe mund t’i konsumoni kur të dëshironi.
Sidoqoftë, kur blini sardele, lexoni me kujdes etiketën e ushqimit për të kontrolluar përmbajtjen e natriumit. Sasitë e larta të natriumit janë të dëmshme për organizmin.
Peshku është i mbushur me proteina dhe sardelet nuk bëjnë përjashtim.
Një kanaçe ka gati 23 gram, kështu që ju mund të mbështeteni te ky peshk i vogël për të plotësouar nevojën ditore për proteina./AgroWeb.org