Specia është gati të blindojë Manajn, problem mbeten milionat që i paguante Barcelona

Rei Manaj dëshiron të qëndrojë te Specia dhe Specia dëshiron të mbajë Rei Manajn. Tashmë kjo është bërë e qartë nga të dy palët. Por situata nuk është aq  e thjeshtë dhe çdo diskutim për momentin mbahet peng nga rroga e futbollistit.

REI MANAJ

Sipas mediave italiane, Specia është gati që të paguajë 2,7 milionë euro që kërkon Barcelona për kartonin e sulmuesit dhe ky i fundit është mëse i lumtur të shkëputet përfundimisht nga katalanasit për të vazhduar karrierën në Serinë A. Megjithatë, rroga e Manajt është ajo që pengon firmat në marrëveshje.

Për të mbuluar rrogën e Manajt, Specia tashmë duhet të paguajë rreth 1,5 milionë euro në vit. Në këtë sezon, një pjesë e konsiderueshme e saj mbulohej nga Barcelona, por nëse finalizohet transferimi përfundimtar dhe jo më në huazim, klubi italian do të duhet të përballojë vetë për këtë shpenzim.

Këtu kanë frenuar bisedat mes palëve, të cilat gjithsesi kanë vendosur të ulen në tavolinën e bisedimeve pas ndeshjeve të kombëtareve, për të zgjidhur përfundimisht edhe këtë ngërç. Gjithsesi, ekziston optimizmi që do të kalohet edhe pengesa e fundit dhe Manaj do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë me klubin e Serisë A ku ai shënoi 5 gola në këtë edicion.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×