Tronditëse në Selenicë/ “Me thikën në fyt më përdhunoi”, 17-vjeçarja invalide rrëfehet mes lotëve: Doja të shpëtoja babin, grabitësi të dënohet përjetë

Yjyjt

Rrëfimi i kryefamiljarit të familjes prej 8 anëtarë që u bënë pre e një grabitje të dhunshme nga ana e 38-vjeçarit Vitrin Çobaj ishte tronditës.

Por edhe më shokuese është dëshmia e vajzës së madhe të familjes nga fshati Brataj i Selenicës.

Ajo ka zbuluar se është kapur prej mënge nga bluza që ende e mbante veshur gjatë rrëfimit për gazetarin Enrik Mehmeti për t’u përdhunuar më pas nga 38-vjeçari në stallën e bagëtive të familjes së saj.

17-vjeçarja, është invalide e kategorisë dy pasi ka probleme me shikimin dhe ka treguar se gjatë gjithë kohës Çobaj e ka kërcënuar duke ia vendosur thikën në fyt.

“Unë kam qenë brenda kur ai person ka ardhur në shtëpinë time. Unë jam trembur dhe jashtë mase dhe jam ende e tronditur. U mundova të shpëtoja të gjithë familjen nga kjo situatë. Kam edhe vështirësi se nuk shoh mirë se jam edhe grupi i dytë e verbër. Çfarë ndodhi më pa? Ai siç e tregoi dhe babi im historinë, ai më mori forcërisht mua edhe më çoi në një kasolle bagëtish dhe atje filloi ajo çështja, ajo gjë atje. Unë i kërkoj të dënohet edhe të mos lëshohet më nga burgu. Njëherë e përgjithmonë. Të rrijë i dënuar përjetë. Ia tregova të gjitha policisë ato që kanë ndodhur. Ai më ka kërcënuar me atë që bëri se mua ma vuri thikën në grykë”, ka rrëfyer mes lotëve viktima e përdhunimit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×