Video/ Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë, Nikolla: Kemi të njëjtën qasje me Mediun, revoltohet Tritan Shehu: Mediu të shohë punët e tij! Jemi ne autorët!

Shehu

Deputeti Tritan Shehu është treguar sërish kritik në fjalën e tij në Kuvend për mosmiratimin e rezolutës për të dënuar gjenocidin serb.

Gjithashtu ai tha se Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin në Kosovë.

Shehu u shpreh se sërish është shkelur rregullorja dhe se kërkesa për mocion për gjenocidin serb në Kosovë ka mbi dy javë që është paraqitur dhe sipas rregullore duhet të diskutohej brenda tri ditësh.

Nga ana e saj kryetarja e Kuvendi Lindita Nikolla tha se është dakordësuar që të arrihet një draft i përbashkët, dhe se në Konferencë ne Kryetarëve nuk u diskutua përmbajtja, por u diskutua në parim.

Debati:

Tritan Shehu: Kërkesa për mocion për gjenocidin serb në Kosovë ka mbi dy javë që është paraqitur dhe rregullorja thotë që duhej të diskutohej brenda 3 ditësh nga koha e paraqitjes. Kam kërkuar të marrim pjesë në konferencën e kryetarëve sipas rregullores për t’ia paraqitur këtë rezolutë. Nuk jemi lajmëruar dhe tani me çudinë më të madh marr vesh që qenka diskutuar në konferencën e kryetarëve kur ne nuk jemi lajmëruar. Ajo kërkesë me mocion me debat nuk ka pse të kalojë në komisionin e jashtëm, kalon direkt nga konferenca e kryetarëve në seancën. Të gjitha truqet dhe akrobacitë për të mos e sjellë në seancë se bie ndesh me disa pazare që bëhen me Vuçiç, se bien ndesh me dependencën e madhe ndaj Vuçiç nuk mund të prekin rregulloren e Parlamentit shqiptar.

Lindita Nikolla: Ju bëj me dije që në Konferencë ne Kryetarëve nuk u diskutua përmbajtja , u diskutua në parim. Edhe në datën 15 dhe në 20 ka qenë e njëjta qasje e njëjtë me sugjerimet që ka bërë zoti Mediu. Unë e perifrazoj që këtu të vijmë me një draft të përbashkët dhe të paraqesim një qëndrim. Ky ka qenë qëndrimi në parim dhe unë jam bashkuar me këtë qëndrim për të dhënë kohë për shkak të sensibilitetit që ka çështja.

Tritan Shehu: Zoti Mediu të shikojë punët e veta. Ne jemi autorët. Zoti Mediu mund të ketë mendje nga më të ndryshme dhe t’i mbajë. Unë nuk kam asnjë kundërshtim të dakordësohemi. Duhet të diskutojmë së bashku, dhe biem apo jo dakord është çështje tjetër. Unë e shpreh vullnetin për të rënë dakord , por askush nuk ka të drejtë të flasë në emrin tonë pa diskutuar. Përsëri shkelet rregullorja për të tretën herë. Është frika për ta kaluar sepse bien ndesh me Vuçiç. Në nderin tonë duhet të dalin në rezolutë të përbashkët”, ka thënë ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×