“Këpuca e Artë” në Austri, Vrioni do të rikthehet te Juventusi si zëvendës-Vlahoviç

Xhakomo Vrioni është shpallur golashënuesi më i mirë në kampionatin austriak të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka luajtur me Tirolin ndeshjen e fundit të këtij edicioni dhe u nderua me trofeun e golashënuesit më të mirë të Bundesligës austriake.

vrioni

Një arritje e shkëlqyer për sulmuesin e huazuar nga Juventusi, i cili tregoi se mund të lërë shenjë nëse luan rregullisht. Ai do të rikthehet te Juventusi si kryegolashënues pasi periudha e huazimit tashmë mbaroi. Me Moratën që mund të largohet, klubi bardhezi mund t’i besojë pikërisht shqiptarit rolin e zëvendësit të Vlahoviçit.

Me ekipin e parë ai ka koleksionuar vetëm dy prezenca dy vite më parë, teksa ka vuajtur jo pak për të gjetur hapësirë në formacionin U-23 të bardhezinjve ku në dy kampionate ka luajtur vetëm 11 herë duke shënuar tre gola. Tashmë në moshën 23-vjeçare, Vrioni ka përvojën e duhur dhe Juvja mund t’i japë më tepër përgjegjësi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×