Parada emocionale, Klop preket nga mbështetja e pabesueshme e tifozëve: Liverpuli, klubi më i mirë në botë

Aftësia e Jyrgen Klopit për të ring ritur moralin në skuadër pas humbjes së Premier Ligës në javën e fundit dhe finales së Champions-it, u konfirmua edhe njëherë me fuqinë e tifozëve të Liverpulit, të cilët dhuruan skena të pabesueshme në rrugët e qytetit kur skuadra bëri paradën e dy kupave të fituara këtë sezon, asaj të Ligës dhe FA.

klop5

Dhe entuziazmi i popullit të Liverpulit që përshëndeste skuadrën ende pa tretur zhgënjimin e humbjes në finalen e Parisit preku edhe trajnerin gjerman. Ishte një tregues i madhështisë së skuadrës që Klop ka ndërtuar dhe mbi autobus, ai e quajti klubin më të mirë në botë pikërisht për këtë arsye, kur tha për televizionin e klubit:

“Pa asnjë hije dyshimi, ky është klubi më i mirë në botë. Asnjë klub në planet, në këtë botë, nuk do të humbiste finalen e Ligës së Kampioneve një ditë më parë dhe njerëzit do të vinin këtu në këtë formë që janë. Absolutisht e shkëlqyer. Ky është klubi më i mirë në botë, nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë. Unë nuk isha i sigurt se çfarë mund të prisnim nga parada. Ne folëm për këtë më përpara.

Ne duhet t’i planifikonim këto gjëra, nuk mund të ishte thjesht: ‘bam, ka një paradë’. Por unë shpresoja shumë që ne të mund të gjenim diçka si kjo, është absolutisht e pabesueshme. Është një shtysë shumë e madhe për gjithçka që do të vijë. Unë jam krenar për këta njerëz.

Kur shikon sytë e njerëzve është e pabesueshme. Kjo është shenja më e mirë që mund të marrësh. Nuk të duhet të fitosh domosdoshmërisht, duhet thjesht të nxjerrësh të gjithën atë që ke brenda, ta hedhësh gjithçka në fushë dhe njerëzit e Liverpulit do të të dashurojnë. Ne festojmë jetën, festojmë sezonin, pastaj festojmë kampionatin në 2020-ën, kështu është. Tani do të shkoj me pushime”.

Dhe pas pushimeve Klop do të nisë edhe njëherë sulmin për të mbërritur në finalen e Stambollit vitin tjetër, atë që premtoi menjëherë pas humbjes në Paris me Realin, kur i ftoi të gjithë të prenotonin hotelin në Stamboll, sepse Liverpuli i tij nuk do të mungojë atje.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×