Sa shumë emra në horizont/ Partizani kërkon drejtor sportiv, presidenti Demi takohet me…

Partizani po kërkon për një drejtor sportiv, me opsionet, që janëdisa. Matko Djarmati, Haris Fakiç apo Edmond Haxhiu janë përfolur deri më tani, por duket se edhe një tjetër “ish” mund të rikthehet.

DRITAN DERVISHI 1

Bëhet fjalë për Dritan Dervishin, i cili ishte pjesë eklubit edhe në merkaton e janarit nën cilësinë e drejtorit sportiv, megjithëse në fund nuk u firmos një kontratë mes palëve, sepse divorci erdhi papritur dhe pa kuptuar.

Ditët e fundit, Dervishi është parë në një takim me presidentin e Partizanit, Gazment Demi, i cili ishte ai që e afroi edhe në muajin janar pranë klubit. Dervishi e njeh shumë mirë ambientin e Partizanit, pasi përveç këtij sezoni, ai ka drejtuar merkaton e “demave” edhepara pak vitesh. Që ai të rikthehet te Partizani nuk është çështje parash.

Dervishi kërkon më shumë liri në përzgjedhjen e lojtarëve, teksa pas largimit ai ka shprehur qartë se ka pakënaqësi për mënyrën se si punohet në drejtimin e klubit të kuq. Nëse zgjidhet kjo çështje mes protagonistëve, me siguri Dervishi do të jetë drejtori sportiv i Partizanit në sezonin e ri.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×