“S’kam përgjegjësi”, gazetari zbardh detaje nga marrja në pyetje e ish-ministrit Beqaj në SPAK: Në fytyrë i ‘lexohej’ frika. S’do ishte çudi që të dilte me pranga

Ac857200 78eb 4b33 9c38 55705a3daab4

Teksa qëndroi mbi 9 orë në SPAK ku u mor në pyetje nga oficerët për tenderin e sterilizimit, gazetari i kronikës Eni Ferhati zbardh detaje nga ajo çka ka folur sot ish-ministri Ilir Beqaj.

Gazetari tha sot në “Open” se Beqaj ka pohuar para prokurorëve se nuk kishte përgjegjësi.

“Pati edhe aludime dhe SPAK kishte të drejtën që zoti Beqaj të dilte me pranga që atje. Por mund të veprohej dhe si në rastin e Kokës, që u arrestua pa marrë në pyetje. Zoti Beqaj me të dretjë, është e kuptueshme, kishte një lloj lodhje, dhe frike. Është e kuptueshme. Sigurisht kur shkon dhe te SPAK, që po jep ato shenjat e para. Ai tender po na merr shumë lekë. Ai ka pretenduar se nuk ka përgjegjësi. Ka qenë pjesë e komisioni të ofertave, që ka lidhur marrëveshje. Por sa i takon tenderave, ka dyshime për korrupsion dhe ryshfet, pasi zoti Beqaj ka pasur njohje me atë që mori tenderin.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×