Dyshimet për kokainë në kontejner dhe arrestimet në Portin e Durrësit, zbardhen detaje nga dosja

Droge

Është zbardhur dosja e arrestimeve në Portin e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dosjen, në të cilën theksohet se nga hetimet ka rezultuar se është vënë re heqja e plumbçeve të kontejnerit në port.

“Nga dokumentacioni i administruar rezulton se e deklaratën doganore nr.R 15038, date 15.7.2022 shoqëria “Zico” sh.a ka deklaruar banane të freskëta të papjekura në sasi 22 800kg, në vlerën 359, 655 kg. Nga këqyrja e grafikut të shërbimit të grupeve operative të Forcave të Sigurisë së Autoritetit Portual për datën 08.07.2022-16.07.2022 rezulton se në turnin me orar 19:00-07:00 për datën 08.07.2022 në vendin e shërbimit nr44 Terminali i kontejnerëve dhe nr.44/1 Patrullë tek Terminali I Kontejnerëv kanë qenë në shërbim të punonjësit FSAPD Kastriot Dicka dhe Armando Murataj. Më datë 09. 07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësit e FSAPD.”, thuhet më tej në dosje.

Sipas dokumenteve kontejneri vinte me 1200 kuti me banane. Gjithashtu është konstatuar mungesë dhe zhvendosje kutish.

“Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Durrës, më datë 16.07.2022 janë vënë në dijeni nga përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës se gjatë kontrollit të kontejnerit me nr MSCU7328641, me targa AA675RD dhe trailer me targa AA R 109 ju ishin hequr plumbçet e sigurisë gjatë kohës që ai ishte në mbikëqyrje dhe kontroll në vendin ku  ruhen kontejnerit me vend shërbimi nr. 44 dhe nr 44/1. Më pas është hapur ky kontejner dhe është konstatuar se sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes ishte i ngarkuar me 1200 kuti me mbishkrimin “Jumbo Bana King” të ndara në gjashtë rreshta. Gjatë kontrollit është konstatuar se rreshtat e mesit kishin mungesë dhe zhvendosje të disa kutive, ku mungonin 49 kuti me banane.”, thuhet në dosje.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×