“Ndej kaq shumë dashuri”/ Fituesja e çmimit “Oscar” feston ditëlindjen e 56-të dhe duket më formë së kurrë

fhn-2

Fituesja e çmimit ‘Oscar’, Halle Berry festoi ditëlindjen e saj dhe bëri që mosha e saj 56-vjeç të dukej si 36 kur postoi një mesazh falënderimi dhe foto për të gjithë dashamirësit ku përfshiheshin një numër i miqve të saj të famshëm dhe i dashuri i saj Van Hunt.

Ajo u shpreh se ‘ndjen shumë mirënjohje dhe dashuri në këtë ditëlindje!’.

Aktorja shihet e relaksuar teksa është e mbëeshtetur pas divanit ku tregonte dekoltenë e hapur e veshur me një kanatjere të zezë më dantella mund të shihet e përkulur pas e veshur me një ansambël dantelle të zeza.

Në një postim të ëmbël të ditëlindjes në Instagram, partneri i Berry-t ndau një sërë fotosh dhe videosh të aktores dhe krahas tyre shkroi urimin:

‘Ckemi zemer. Është ditëlindja jote, dhe kundër dëshirës tënde po e bërtas në majat e maleve dhe po festoj me botën forcën e mrekullueshme, të dashur, qesharake dhe jetëdhënëse që je”, shkroi Hunt, 52 vjeç në mbishkrim.

Nuk kaloi shumë kohë dhe aktorja fituese e çmimit Oscar i ktheu një mesazh kantautorit.

‘Faleminderit dashura ime. Unë të dua më shumë sesa mund të shprehin fjalët – ti je personi im, ky është një FAKT! je vërtet budalla për atë foton me mustaqe të Freddie princit !!!’  shkroi ajo në seksionin e komenteve, së bashku me një emoji me zemër të kuqe.

Një numër miqsh të Berry-t i dërguan gjithashtu urime e tyre për ditëlindjen yllit të X-Men, të cilat u postuan në InstaStory.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×