Nga lutja te goli spektakolar dhe lotët e babait në tribunë/ Adili “thumbon” rivalët: Ujku e ka qafën e trashë…

Mevlan Adili ishte heroi i Vllaznisë, në triumfin 2-1 që skuadra arriti në finalen e Kupës ndaj Laçit. Mbrojtësi shënoi golin e fitores në minutën e 95-të me një perlë nga një distancë e konsiderueshme. Futbollisti foli pas triumfit për “Gol pas Goli”, teksa ndër të tjera u shpreh:

adili

GOLI- “Ky trofe është më shumë dhuratë për tifozët, ne futbollistët e kemi punë. Për sa i përket sezonit nuk kemi shkuar siç kemi dashur. Kam pasur dëshirë të jap më të mirën nga veta. Mua dhe familjen time na respektojnë shumë. Kur do të japësh maksimumin edhe gabon.

Kur filluan minutat shtesë, ngrita kokën lartë dhe thashë “Ka një Zot dhe do ta fitojmë ndeshjen”. Nuk e mendova që do të shënoja ashtu. Emocioni më i madh ishte sepse babai, xhaxhallarë, të gjithë po festonin dhe po qanin të emocionuar. Kjo do të thotë se emocionet që t’i dhuron  futbolli janë të papërshkrueshme.

Ndoshta është goli i karrierës, por shpresoj që të shënoj edhe në të ardhmen. Vllaznia e ka marrë kupën, ne e morëm medaljen, ata le ta analizojnë si të duan, ishte merita ime apo gabimi i portierit. Të gjithë ata që nuk deshin që ne të mos shkonim në Europë dhe punuan kundër nesh, dua t’iu them, se “ujku e ka qafën e trashë”, u shpreh Adili.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×