Rikthimi i bujshëm i SuperMarios, Berluskoni: Na tha se dëshiron të vijë të luajë me ne

Mario Baloteli, vitin e ardhshëm mund të veshë përsëri fanellën e Monzës, por këtë herë në Serinë A. Sulmuesi italian, edhe pse po bën mjaft mirë në Turqi, nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën që të kthehet si protagonist në Serinë A dhe lidhjet që ka me Berluskonin e Galianin, mund të bëjnë më të lehtë këtë rikthim të tijin.

fghfghgfhgfh

Ai ishte i pranishëm në festën e ngjitjes në Serinë A të Monzës, duke pohuar para mediave se po e mendonte kthimin. “Kam bërë një sezon të mirë. Por do të më pëlqente të kthehesha në Itali. Monza? Të shohim, kemi folur pak”, theksoi sulmuesi i cili ishte pjesë e kësaj skuadre në Serinë B në pjesën e dytë të sezonit 2020-2021.

Sipas Silvio Berluskonit, kthimi është shumë i mundshëm pasi lojtari ka shprehu pëlqimin e tij. “Dëshira për të blerë kampionë? Kishim këtu edhe Balotelin, na tha që do të kthehet të luajë për ne”, theksoi fillimisht Berluskoni. “Me të jemi miq prej shumë kohësh. E pyeta nëse dëshiron të kthehet te Monza dhe m’u përgjigje ‘nesër’. Por ne nesër nuk luajmë”, deklaroi ish-presidenti i Milanit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×