Rino Gatuzo pranë kthimit në pankinë, udhëton drejt Singaporit për të takuar presidentin e ri

Rino Gatuzo duket se po bëhet gati t’i japë fund pushimeve dhe të kthehet përsëri protagonist në futbollin e rëndësishëm. Ish-mesfushori italian, i cili ishte pjesë e një historie të çuditshme në Itali në verën e kaluar kur firmosi e më pas u largua brenda pak ditësh nga Fiorentina, tanimë duket se do të provojë një tjetër aventurë jashtë.

gatuzo

Sipas mediave spanjolle, ai është në bisedime të avancuara me klubin e Valencias, për të marrë drejtimin e kësaj skuadre e cila synon që të bëhet përsëri protagonsite e rëndësishme në Spanjë dhe Europë, pasi ka humbur shkëlqimin e saj. “AS” bën të ditur se Gauzo do të negociojë drejtpërdrejt me pronarin e skuadrës, multimiliarderin Peter Lim, ndaj ka udhëtuar drejt Singaporit për ta takuar atje.

Gjithçka duket se çon drejt firmës, pasi Gatuzo menaxhohet nga Zhorge Mendez, i cili ishte ai që bindi Peter Lim që të blinte Valencian disa vite më parë dhe ka qenë këshilltar i tij. Mbetet të shihet si do të zgjidhen situatat në ditët në vijim, por në Spanjë duken të bindur që Gatuzo do të bëjë debutimin e tij si trajner në La Liga në këtë sezon.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×