Henrik Mikhitarian është thuajse një lojtar i Interit. Mesfushori i Romës ka pasur ditën e djeshme një takim me klubin verdhekuq, në të cilin nuk ka ardhur asnjë lëvizje tjetër nga kryeqytetasit, duke qëndruar po në ofertën prej 3 milionë eurosh.
Armeni, i cili është në skadencë kontrate me skuadrën e Murinjos, edhe pse ka qenë në pritje si një mënyrë për të vlerësuar klubin, nuk e ka harruar propozimin e bërë nga Interi.
Një kontratë dy-vjeçare, me një përfitim prej 3.5 milionë eurosh në sezon kanë paraqitur në tryezë zikaltrit, të cilët shohin te 34-vjeçari mundësinë ideale për të përforcuar mesfushën jo vetëm me fantazi e teknikë, por edhe me shumë eksperiencë.
Gjatë sezonit që lamë pas, Interi jo pak herë e ka vuajtur mungesën e alternativave cilësore në këtë repart dhe duke parë atë që ka treguar Mikhitarian nën urdhrat e Murinjos e duke qenë një ndër kryesorët e trajnerit portugez, Simone Iznagi ka dhënë miratimin e tij për transferimin, një transferim që duket vetëm pak ditë larg.
Tani që Roma nuk është më një pengesë për operacionin, e gjitha është në duart e Mikhitarianit që ngelet vetëm të kthejë përgjigjen pozitive ndaj zikaltërve, për të shkuar më pas te firmat mbi kontratë.
Arena e Lajmit

Loading…