Roma tenton goditjen e madhe në merkato, Murinjo kërkon transferimin e ish-lojtarit të Realit

Roma e Zhoze Murinjos duket se ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku pas suksesit në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, verdhekuqtë po tentojnë të rivalizojnë edhe në kampionat. Ish-lojtari i Realit, Isko duket të jetë në listën e trajnerit portugez që duket se e ka përzgjedhur spanjollin si përforcimin e parë në mesfushë.

ISKO 1

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, mesfushori që pak ditë më parë u largua si lojtar i lirë pasi fitoi Championsin me “Los Blancos” duket se është në kërkim të një aventure të re që mund të jetë midis Anglisë dhe Italisë.

Disa skuadra të Premier Ligës, por dhe klube të Serisë A si Napoli, Roma dhe Milani kanë shfaqur interes për fantazistin, i cili tani duhet të vendos lidhur me hapin e radhës në karrierë, i cili pse jo mund të jetë në kryeqytetin e Italisë nën urdhrat e Zhoze Murinjos.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×