U kap me kanabis në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Policia Elbasan

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ndërsa në pranga ka rënë një 29-vjeçar. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S. H., banues në Elbasan.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihet në pranga 29-vjeçari që i posedonte.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin:

S. H., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×