VIDEO/ Zjarret “mbijnë” si kërpudhat në Berat, shkrumbohen sipërfaqe të konsiderueshme toke, rrezikohen edhe disa banesa

Htrht

Dy zjarre të njëpasnjëshme kanë rënë në Berat. Zjarri i parë është shfaqur në fshatin Starovë dhe zjarri i dytë 30 minuta më vonë në fshatin Malas Breg.

Forca të shumta të Repartit Zjarrfikës janë shpërndarë në dy drejtime dhe në një kohë të shkurtër kanë mundur të neutralizojnë e shuajnë flakët e zjarrit, që ndodheshin shumë pranë banesave të fshatrave Starovë e Malas Breg.

Zjarret mendohet të kenë qenë të qëllimshëm e të vendosur nga vetë banorët për hapjen e kullotave të reja. Si pasojë e zjarreve të rëna janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ferra e ullinj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×