Vazhdojnë përgatitjet e Kombëtares për ndeshjen e ardhshme ku kuqezinjtë do të përballen në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Islandës.
Skuadra e Rejas ka zhvilluar stërvitjen si normalisht mes punës individuale dhe ushtrimeve fizike, ku në përfundim nuk kanë munguar ndeshjet stërvitore mes grupit dhe lojërat mes lojtarëve.
Intensiteti vjen gjithmonë e në rritje me Kombëtaren tonë që i afrohet gjithmonë e më shumë datës 6 qershor ku do të përballemi me Islandën.
Arena e Lajmit

Loading…