Aksident në aksin Vuno-Himarë, makina del nga rruga e përplaset me bordurën anësore, plagosen 2 persona

9276987724 Ee9a552db3 B

Aksident në aksin rrugor Vuno-Himarë, plagosen dy persona. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 18:15, ku shtetasi F. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar, së bashku me pasagjerin, shtetasin S. H. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×