Vijojnë hapat e rëndësishme në karrierë për gjyqtarin Enea Jorgji. UEFA i ka besuar së fundmi një duel në Ligën e Kombëve, teksa arbitri elbasanas do të vendosë drejtësi në përballjen mes Qipros dhe Irlandës së Veriut që do të zhvillohet të dielën e 5 qershorit në orën 18:00 në Nikosia.
Ndihmësa të Jorgjit në këtë përballje do të jenë dy asistentët shqiptarë të FIFA-s, Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Kridens Meta.
Vlen të theksohet fakti se vitet e fundit gjyqtarët shqiptarë, janë vlerësuar maksimalisht nga UEFA, duke iu besuar duele interesante në arenën Europiane.
Arena e Lajmit

Loading…