Jo vetëm Conference League, kur Shqipëria organizonte Ballkaniadën e lojërave me dorë. E fitoi pas 5 ditësh mbledhje

SPECIALE NGA UVIL ZAJMI
Maj i vitit 1947. Nuk kanë kaluar as pesë muaj nga Kampionati Ballkanik i Atletikës dhe i Futbollit i tetorit 1946, në Shqipëri, stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” do të presë një tjetër veprimtari të madhe sportive ndërkombëtare, nga më të rëndësishmet e kohës. Në vendin tonë do të organizohet Kampionati Ballkanik në volejboll e basketboll M-F, i pari i këtij formati i caktuar të zhvillohet në Tiranë.

pjimage (8)

KONFERENCA III FIZKULTURALE BALLKANIKE CAKTON SHQIPËRINË ORGANIZATORE
Gazeta “Sporti” e 16 nëntorit 1946 njofton: “Më 28 Nëndor të k.v. çelet në Bukuresht konferenca e III fizkulturale Ballkanike. Sporti Shqiptar përfaqësohet atje me njerëzit e tij. Këto ditë niset nga Tirana një delegacion i ynë i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i F.S.Sh. shoku Kristo Papajani dhe i përbërë nga Kryetari i F.S.SH. Prof. Andon Mazreku, nga Hajdar Jakupi antar i Kryesisë së FSSH, Skënder Begeja dhe Naim Pilku. Konferenca e III fizkulturale Ballkanike do të ketë në rend të ditës këto dy pika me rëndësi: I. Do të japë raport mbi aktivitetin e lojnave dhe kampionateve Ballkanike. II. Do të studiojë aktivitetin sportiv Ballkanik për vitin 1947. Të tilla konferenca tregojnë rrugën e drejtë të sportit në Ballkanin Demokratik dhe organizimin e mirë të tij për të gjitha vendet t’ona”, e mbyll gazeta njoftimin.

WhatsApp Image 2022-06-01 at 9.45.01 PM (1)

Ndërsa tek ajo e 14 dhjetorit 1946 lexojmë: “Ajo u zhvillua në Bukuresht nga 1- 5 dhjetor dhe punimet e saj zgjatën 5 ditë. Në këtë konferencë ishin të pranishëm delegatët e Shqipëris, Jugosllavis, Rumanis, Bullgaris dhe Hungaris si të ftuar. Mbas diskutimesh të gjëra, në lidhje me kampionatet ballkanike që do të zhvillohen në vende të ndryshme të Ballkanit, konferenca adaptoj një zëri këtë kalendar aktiviteti sportiv që do të zhvillohet respektivisht ndër shtetet e ndryshme pjesmarrës. Kampionati i footballit do të zhvillohet nga muaji maj e deri në tetor. Ndeshja e parë e footballit do të zhvillohet në muajin maj, në mes të skuadrave përfaqësonjëse të Shqipërisë dhe Rumanisë në Tiranë. Po atë muaj do të ndeshen skuadrat përfaqësonjëse të Jugosllavis dhe Hungaris në Beograd. Në muajin qershor do të zhvillohet ndeshja midis Shqipëris dhe Bullgaris në Sofje dhe ajo midis Rumanis dhe Jugosllavis në Bukuresht. Gjithashtu në qershor do të bëhen ndeshjet midis Bullgaris dhe Rumanis në Sofje dhe Hungaris e Bullgaris në Budapest.

WhatsApp Image 2022-06-01 at 9.44.43 PM (1) (1)

Ndeshja Shqipëri-Jugosllvia do të luhet në Tiranë. Në muajin shtator skuadra përfaqësonjëse e Shqipërisë do të lozi në Budapest kundër skuadrës përfaqësonjëse të Hungarisë. Me këtë rast u vendos gjithashtu edhe zhvillimi i kampionateve të ndryshme ballkanike ndër shtetet pjesëmarrëse në këtë mënyrë: Shqipëri, Basketboll e volejboll – meshkuj e femra; Jugosllavi – Kampionati i gjimnastikës dhe qitjes në shenjë; Bullgari – Garat e mundjes, kampionati i shahut dhe garës çiklistike; Rumani – Kampionati i atletikës së lehtë dhe i boksit. Hungari – Kampionati ballkanik i notit dhe i vater pollos. Në të gjitha këta gara dhe kampionate ballkanike do të marrë pjesë për herë të parë edhe Hungaria, të cilën konferenca e pranoi si mysafire me të gjitha të drejtat e pjesëmarrësit”, sqaron “Sporti”.

VOLEJBOLL-BASKETBOLL, NË VITET E PARA PAS LUFTE
Nga “Sporti” i gushtit 194 informohemi: “Kampjonatet kombëtare të volejbollit dhe të basketbollit muarën fund. Sport Klub 17 Nëntori i Tiranës është skuadra kampione e topit në shportë për djem dhe Sport Klub Ylli i Kuq i Durrësit është skuadra kampione e topit n’ajr për meshkuj.

WhatsApp Image 2022-06-01 at 9.44.52 PM (1)

Në volejboll për vajza kampione është 17 Nandori. Për aktivitetet ndërkombëtare të vitit 1946, si Kampionati ndërballkanik në Bukuresht në muajin shtator në volejboll e basketboll M, skuadra kombëtare do të përfaqësohet me një ekip të rinj djem, i formuar në bazë të gjykimeve dhe përfundimeve që dhanë përfundimet e këtyre kampionateve”, shkruan gazeta.

VOLEJBOLL MESHKUJ, KAMPION YLLI I KUQ DHE PËR VAJZA 17 NANDORI
Grupi A i zhvilloi takimet në Korçë, grupi B në Gjirokastër. Disa nga rezultatet: Bashkimi Elb.-Dinamo Korçë 2-0 (15-7, 15-7); Flamurtari-Erzeni 2-0 (15-8, 15-5); 17 NëntoriBesa 2-0 (15-5, 15-8); 17 Nandori-Flamuratri 2-0 (15-5, 15-7); Bashkimi-Erzeni 2-0 (15-3, 15-0); 17 Nandori Bashkimi 2-0 (15-12, 15- 11), Dinamo-Erzeni 2-0 (15-2, 15-9), Flamurtari-Besa 2-0 (15-12, 15-10), Flamurtari-Bashkimi 2-0 (6-14, 16-14), Besa-Erzeni 2-1 (15- 11, 8-15, 15-12); 17 Nandori-Dinamo 2-0 (15- 12, 15-2), Bashkimi-Besa 2-0 (15-13, 15-13); 17 Nandori Erzeni 2-0 (15-7, 15-4) Flamurtari-Dinamo 2-1 ( 15-11, 9-15, 15-5). Finale në Berat: Ylli i Kuq-17 Nandori 2-0 (15-13, 15- 10). Në turneun e vajzave nga gazeta lexojmë:

WhatsApp Image 2022-06-01 at 9.44.55 PM (1)

“I pari Kampionat Kombëtar i volejbollit për vajza morri fund. Ekipi i 17 Nandorit kampjon i vitit 1946. Ai u zhvillue në Tiranë me 25 e 26 korrik me pjesëmarrjen e skuadrave përfaqësuese të Tiranës, Shkodrës, Korçës, Durrësit dhe Beratit. Nji publik i shumtë asistoj në të gjitha ndeshjet. 17 Nandori i fitoi të gjitha ndeshjet dhe u rendit i pari me 8 pikë. Pas tij, në vendin e dytë, Vllaznia me 6 pikë. Pastaj Ylli i Kuq me 4, Tomorri 2 dhe Dinamo 0 pikë. U dalluan: M. Zavalani, S. Shuaipi (17 Nandori), Gj. Pipa, M. Rranxi (Vllaz); V. Tufa, L. Cerloj (Yll i Kuq); A. Sollaku, H. Sollaku (Tom); M. Sherko”, shkruan “Sporti”

BASKETBOLL MESHKUJ, 17 NANDORI
Në kampionatin kombëtar të basketbollit – djem, fitues është SK 17 Nandori. Disa nga përfundimet: “17 Nandori-Besa 37-3; Flamurtari-Erzeni 20-3; Bashkimi-Dinamo 12- 12; 17 Nandori-Flamurtari 16-11; BashkimiErzeni 15-2; Dinamo-Besa 30-9; BashkimiBesa 14-4; 17 Nandori-Erzeni 24-14; Dinamo-Flamurtari 28-20. Fituan skuadrat më të mira. Ndeshja e finales së basketbollit që u luajt në Tiranë në mes të skuadrës së 17 Nandorit dhe asaj të Vllaznisë së Shkodrës përfundoi me një fitim të merituar të skuadrës kryeqytetase 18-14. SK 17 Nandori mban titullin kampion i basketbollit për vitin 1946”, informon A. Mazreku.

SHQIPËRIA NË VEPRIMTARITË N.KOMBËTARE, ATË BALLKANIK DHE EUROPIAN
Shtator 1946, në Bukuresht zhvillohet Kampionati Ballkanik, volejboll-basketboll M-F. Shqipëria do të marrë pjesë e përfaqësuar vetëm me djem. Skuadra e volejbollit përbëhet nga: Dh. Goga, O. Vokopola, P. Resuli, S. Vokopola, A. çaçi, D. Toptani, P. Shamo, N. Strazimiri. Shoqërues: V. Naqi. Teknik: R. Rama. Ajo e basketbolli: E. Maçi, N. Pilku, S. Kumbaro, F. Toptani, C. Zavalani, B. Kurani, A. Kajanaku, V. Koljaka, M. Peshkopia. Shoqërues: N. Pilku. Teknik: R. Rama. Përgjegjës i dy ekipeve K. Ilia. Rezultatet: Jugosllavi-Shqipëri 71-11, Rumani-Shqipëri 82-12 dhe Bullgari-Shqipëri 52-14. Turneu i dytë 27 prill-2 maj të vitit 1947, një muaj para Ballkaniadës programuar në Tiranë, në Pragë zhvillohet Kampionati Europian M. Rezultatet: Itali-Shqipëri 60-15, Belgjikë-Shqipëri 114-11, Egjipt-Shqipëri 104-19, Rumani-Shqipëri 73-19, Austri-Shqipëri 44- 27, Jugosllavi-Shqipëri 90-13. Shqipëria e atij turneu është: N. Pilku, V. Koljaka, B. Kurani, C. Zavalani, F. Toptani, E. Maçi, Dh. Goga, D. Toptani. Tr. N. Pilku.

WhatsApp Image 2022-06-01 at 9.44.42 PM (1)

1947, një formacion i Kombëtares së djemve në basketboll

TIRANA, PËR TË DYTËN HERË QENDËR EVENIMENTESH ME RËNDËSI SPORTIVE
Ky është titulli i faqes së parë të “Sportit” në prag të veprimtarisë. “Pardje pasdreke arritën në Tiranë 4 ekipe të shteteve pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkanik të Voleyballit e Basketballit që do të zhvillohen në Stadiumin Kombëtar ‘Qemal Stafa’. Ekipi jugosllav përbahet nga 30 vetash, ndërmjet të cilëve 17 vajza. Ekipin e shoqërojnë edhe dy teknikë, njëri për basketbollin, tjetri për volejbollin. Ekipi rumun përbëhet nga 40 veta, ndërmjet tyre 16 femra si dhe dy arbitra e dy gazetarë. Në ekipin hungarez kanë ardhur 52 veta, ndër të cilët 19 femra. Me to edhe dy arbitra e dy gazetarë. Edhe një ekip nga Trieste që vjen për herë të parë në Shqipëri i përbërë nga 13 veta. Ekipet u pritën në sheshin Skënderbeg nga anëtarët e Kryesisë së Federatës Sportive Shqiptare, nga një numër i madh sportistësh të Kryeqytetit dhe përfaqësuesit e shtypit, nga ku u shoqëruan për në kampin e tyre. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, ata do të vizitojnë qendra të ndryshme pune dhe veçanërisht aksionin e madh të Rinisë, Hekurudhën Durrës-Elbasan.

WhatsApp Image 2022-06-01 at 9.44.40 PM (1)

1947, një formacion i Kombëtares së vajzave në basketboll

Me rastin e Ballkaniadës do të çelet edhe një ekspozitë e cila do të pasqyrojë zhvillimin e sportit në Shqipërinë e Re. S’bashku me ekspozitën t’onë do të ket edhe një ekspozitë të vogël të Jugosllavis, Bullgaris, Rumanis. Ekspozita që do të hapet në fillim të Ballkanidës, do t’i api akoma ma shum randësi këtij evenimenti të jashtë-zakonshëm, që për të parën herë po e shef të zhvillohet në vendin e tij populli shqiptar. Ekspozita e sportit që do të çelet dhe do të qëndroi e hapët gjatë gjith zhvillimit të Ballkaniadës. Pamje nga ndeshjet sportive, nga manifestimet, garat athletike etj. Ajo duhet të jetë një pasqyrë e gjall për të gjithë, dhe veçanërisht puna e madhe që bahet për përgatitjen e Ballkaniadës. Kjo do të thotë me i tregua botës shkallën e nalt dhe aktivitetin t’onë të gjanë në këtë sektor kaq me randësi siç asht Fiskulutura, don të thotë me tregue përparimin e madh, të bamë brenda nji kohe fare të shkurtër të sportit në Shqipërinë e re Popullore”, e mbyll gazeta.

PROGRAMI I KAMPIONATIT BALLKANIK: NË “QEMAL STAFA”, PARADITE DHE NË MESDITË
Ndonëse ishte përcaktuar të fillonte të shtunën e 24 majit 1947, për arsye të kohës së keqe, terrenit të rënduar, ceremonia hapëse si dhe ndeshja e futbollit Shqipëri-Rumani që do të zhvillohej pas përfundimit të ceremonisë, u shty për datën 25: “E diel, 25 maj, 1947, në Tiranë, në një mënyrë të shkëlqyeshme hapen kampionatet Ballkanike të Voley e Basket-Ballit. Që n’orët e para të pasdrekës, populli drejtohej për të zënë vënd në kombëtarin ‘Qemal Stafa’, ku janë të pranishëm 25 mijë vetë. Përveç popullit të shumtë që mbushte stadiumin, mbi 20 mijë vetë, asiston në hapjen e këtyre kampionateve dhe Komandanti ynë, Gjeneral Kolonel Enver Hoxha. Ardhja e Komandantit në tribunë u prit me duartrokitje të nxehta nga ana e publikut. Asistojnë personalitete shqiptare, të huaja.

WhatsApp Image 2022-06-01 at 9.45.10 PM (1)

17 Nëntori, kampion vajza në volejboll

Në hapjen e kampionateve, asistonin gjithashtu i Dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i Bashkimit Sovjetik, Zoti T. Dehuvakin; Ministri francez, Ministri bullgar, Ministri Zllatiç, përfaqësonjës të legatës të RPF të Jugosllavisë. Pikërisht n’orën 16-të, ekipet e 5 shteteve, si dhe ekipi i territorit të lirë të Triestes, parakalojnë para tribunës. Banda ekzekuton hymnet e shteteve dhe bëhet ngritja e flamurëve nga një sportist. Fjalën e hapjes e mban K. Papajani, SP i FSSH-së. Pas përshëndetjeve të përfaqësuesve të shteteve të tjera, sportistat e të gjithë ekipeve bënë betimin. Ceremonia e hapjes zgjati deri n’orën 5.15. Pastaj dolën në fushë për t’u ndeshun në foot-ball skuadra Përfaqësonjëse e Rumanisë dhe ajo e Shqipërisë. Takimet fillojnë paradite ora 8.30 dhe në mesditë, ora 16.00, duke i alternuar, ato të volejbollit, basketbollit vajza e djem. Gjithçka në 7 ditë, deri me 1 qershor”.

WhatsApp Image 2022-06-01 at 9.44.43 PM (2)

KALENDARI I NDESHJEVE TË SHQIPËRISË
Dita e parë, 26 maj, ora 16.00 (Basket) Shqipëri-Bullgari (F).
Dita e dytë, 27 maj Ora 9.00 (Basket) Shqipëri-Jugosllavi (F).
Dita e tretë, 28 maj Ora 8.00 (Voley) Bullgari-Shqipëri (F); Ora 9.00 (Voley) Hungari-Shqipëri (M); Ora 10.00 (Basket) Shqipëri-Jugosllavi (Meshkuj);
Dita e katërt, 29 maj, Ora 8.00 (Voley) Rumani-Shqipëri; Ora 9.00 (Basket) Rumani-Shqipëri;
Dita e pestë, 30 maj, Ora 9.00 (Basket) Rumani-Shqipëri (M); Ora 18.00 (Voley) Shqipëri-Jugosllavi (M);
Dita e gjashtë, 31 maj, Ora 8.00 (Voley) Hungari-Shqipëri (F); Ora 10.00 (Basket) Hungari-Shqipëri (M);
Dita e shtatë, 1 qershor, Ora 9.00 (Basket) Hungari-Shqipëri (F); Ora 10.00 (Basket) ShqipëriTrieste (M); (Voley) Shqipëri-Bullgari (M). Ky është konkurrimi, pjesëmarrja e parë në një turne ndërkombëtar për përfaqësuesen e femrave shqiptare”.

WhatsApp Image 2022-06-01 at 9.44.47 PM (1)

BASKETBOLL, DOMINON HUNGARIA
Në gazetën “Sporti”, nr. 81 i 31 majit 1947, si dhe në librin e të mirënjohurit, trajnerit, mjeshtrit Feti Borova “Basketbolli”, informohemi: “Në Lojrat Ballkanike dhe të Europës Qëndrore Tiranë 26 maj -1 qershor 1947, Bullgari-Shqipëri 56-0; Jugosllavi-Shqipëri 23-1; Rumani-Shqipëri 15-1; Hungari-Shqipëri 40- 10. Shqipëria: M. Voci, E. Kote, M. Zoraqi, L. Caushi, A. Manastirli, A. Toçi, Gj. Xhafa, E. Korra, K. Guralumi, D. Barimi. Tr. R. Rama.
Ndeshjet e tjera: Hungari-Bullgari 40-15; Hungari-Jugosllavi 61-16; Hungari-Rumani 65-5; Bullgari-Jugosllavi 15-16; Bullgari Rumani 23-8; Jugosllavi-Rumani 18-23.
Renditja: 1. Hungaria 4 pikë (4/4/0) 168-36; 2. Bullgaria 2 pikë (4/2/2) 52-64; 3. Jugosllavia 2 pikë (4/2/2) 52-96; 4. Rumania 2 pikë (4/2/ 2) 38-106; Shqipëria 0 pikë.
Meshkuj, rezultate: Hungari-Jugosllavi 48-27; Hungari-Rumani-Hungari 31-21; Hungari-Bullgari 33-24; Hungari-Shqipëri 94-23; Hungari-Trieste 54- 27; Jugosllavi-Rumani 55-51; Jugosllavi-Bullgari 46-30; Jugosllavi-Shqipëri 106-21, Jugosllavi-Trieste 47-27; Rumani-Bullgari 35- 26; Rumani-Shqipëri 95-32; Rumani-Trieste 38-24; Bullgari-Shqipëri 62-24; Bullgari-Trieste 26-34.
Renditja: 1. Hungaria 4 pikë (4/4/0) 206-95; 2. Jugosllavia 3 pikë (4/3/1) 233-156; 3. Rumania 2 pikë (4/2/2) 202-143; 4. Bullgaria 1 pikë (4/1/3) 149-138; 5. Shqipëria 0 pikë (5/0/5) 100-317. (Trieste, nga ndeshjet miqësore që bëri në këto kampionate mund të klasifikohet e katërta).
Në renditjen e përgjithshme M-F: 1. Hungaria 8 pikë; 2. Jugosllavia 5; 3. Rumania 4; 4. Bullgaria 3 pikë; 5. Shqipëria 0 pikë

VOLEJBOLL, JUGOSLLAVIA E PARA
Disa nga rezultatet: Femra: Jugosllavi-Shqipëri 2-0 (15-9, 15-0); Jugosllavi-Rumani 2-0 (15-10, 15-4); Jugosllavi-Hungari 2-0 (15-3, 15- 0); Jugosllavi-Bullgari 2-0; Rumani-Shqipëri 2-0 (15-3, 15-0); Rumani-Hungari 2-0 (15-3, 15-1); Rumani-Bullgari 2-0 15-11, 15-5); Bullgari-Hungari 2-0 (15-1, 15-3); Bullgari-Shqipëri 2-0 (15-4, 15-1); Hungari-Shqipëri 2-0.
Renditja: 1. Jugosllavia 4 pikë (4/4/0) 8-0; 2. Rumania 3 pikë (4/3/1) 6-2; 3. Bullgaria 2 pikë (4/2/2) 4-4; 4. Hungaria 1 pikë (4/1/3) 2-6; 5. Shqipëria 0 pikë (4/0/4) 0-8.
Meshkuj: Jugosllavi-Rumani 3-2, Jugosllavi-Bullgari 3- 2 (15-13, 7-15, 10-15, 15-8); Jugosllavi-Hungari 3-0 (15-4, 15-6, 15-2); Jugosllavi-Shqipëri (15-6, 15-6, 15-5); Rumani-Bullgari 3-1 (15- 10, 15-7, 11-15, 15-10); Rumani-Hungari 3-0 (15-3, 15-6, 15-7); Rumani-Shqipëri 3-0; Bullgari-Hungari 3-1, Bullgari-Shqipëri 3-0 (15- 9, 15-3, 15-3).
Renditja: 1. Jugosllavia 4 pikë (4/4/0) 12-4; 2. Rumania 3 pikë (4/3/1) 11- 4; 3. Bullgaria 2 pikë (4/2/2) 9-8; 4. Hungaria 1 pikë (4/1/3) 4-10; 5. Shqipëria 0 pikë (3/ 0/3) 2-12. Në renditjen e përgjithshme M-F:1. Jugosllavia 8 pikë; 2. Rumania 6; 3. Bullgaria 4; 4. Hungaria 2; 5. Shqipëria 0 pikë. Për meshkuj, po nga libri i Borovës, skuadra shqiptare është: N. Pilku, V. Koljaka, B. Kurani, C. Zavalani, F. Toptani, E. Maçi, Dh. Goga, D. Toptani. Tr. N. Pilku.

CEREMONIA MBYLLËSE
Sipas “Sportit”, njoftohemi: “Më 2 qershor, ora 16 u bë ceremonia mbyllëse e kampionateve Ballkanike të Voleyballit dhe Basketballit. Para ceremonis u zhvillua pjesa e parë e një ndeshje miqësore footballit ndërmjet Partizani U.K-Q. i Tiranës. Në mbarim të pjesës së parë, ora 16.45 u zhvillua ndeshja e fundit e kampionatit Ballkanik të voleyballit, ndërmjet ekipeve meshkuj të Bullgaris dhe Shqipëris, e cila përfundoi 3-0 në fitim të ekipit bullgar (15-9, 15-3, 15-3). Pastaj u zhvillua pjesa e dytë e ndeshjes së footballit që përfundoi 5-0 në fitim të skuadrës së Partizanit. Ora 18.45 paraqitja e ekipeve në fushë që kaluen përqark fushës duke u rreshtuar më pas në mes të saj. Në fillim ishin flamujt e pes shteteve pjesëmarrës, pastaj Komisioni Superior e këtyre kampionateve, si dhe ekipet, të gjithë me në krye flamujt e vendeve të tyre. Një fiskulturist në emër të të gjithë pjesëmarrësve dha përshëndetjen e fundit.

Më pas shoku Minella Kapo deklaroi ekipet fituese të shteteve fituese të kampionateve Ballkanike. Pastaj shoku Kristo Papajani u dhuronte ekipeve fituese kupat e diplomat përkatëse. Pas fjalës mbyllëse të K. Papajanit, kryqëzimit dhe uljes së flamurëve, banda ekzekutoi hymnet e 5 shteteve, ekipet largohen nga fusha në mes duartrokitjesh të publikut”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×