Shifrat e INSTAT për blegtorinë, Braçe shpërthen me kritika ndaj qeverisë: E fryn Erioni se nuk është kështu situata? Ju kam thënë që në 2018, por…

640 0 1655486412xerion Brace Krifcapng 435

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka komentuar shifrat e INSTAT për blegtorinë.

Braçe fajëson politikat e qeverisë si shkak për uljen e numrit të lopëve, deleve dhe dhive, teksa thotë se këtë gjë e ka paralajmëruar që në vitin 2018 kur ndryshoi TVSH për bujqësinë.

“Në nëntor 2018, kur ndryshoi TVSH për bujqësinë, ju thashë e ne fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë, ne Kuvend per tre ore me rradhe u mundova te bindja per ta ndaluar PASOJEN, kete qe e keni me lart ne shifra”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Komenti i plote i Braçes:

65 MIJE LOPE🐄 ME PAK NGA 31 DHJETOR 2018! 250 MIJE DELE DHE 100 MIJE DHI ME PAK NGA 31 DHJETOR 2018! 131 MIJE TONE QUMESHT ME PAK NGA 31 DHJETOR 2018!

INSTAT KA PUBLIKUAR TE DHENAT E BLEGTORISE PER VITIN 2021! Shikoni, e urrej te them “JU PATA THENE”;

POR REZULTON E PROVUAR GJITHCKA, MADJE KETE HERE ME TE DHENA NGA VETE MINISTRIA E BUJQESISE!

Ne nentor 2018, kur ndryshoi TVSH PER BUJQESINE, ju thashe e ne fund edhe ika nga KOMISIONI I EKONOMISE, ne Kuvend per tre ore me rradhe u mundova te bindja per ta ndaluar PASOJEN, kete qe e keni me lart ne shifra!

NUK DEGJOI KUSH!

Po tani? Do vijoni me “e fryn Erioni se nuk eshte keshtu situata”?

A KA VLERE FJALA NE KETE VEND?

NESE KA, NDRYSHONI TVSH PER BUJQESINE QE TE MOS HUMBIM AKOMA ME BAGETI, AKOMA ME USHQIM!

Duhet prodhuar ne vend, duhet bere tani!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×